Turqia emëron gjeneralen e parë femër


Ushtria turke ka emëruar gjeneralen e parë femër, është bërë e ditur sot në “Gazetën Zyrtare” të vendit. Ozlem Yilmaz u gradua gjeneral brigade nga pozicioni i koloneles së lartë. Tani ajo do të jetë nënkryetare e Akademisë së Xhandarmërisë dhe Rojës Bregdetare. Avancimet e tjera përfshijnë dy gjeneralë lejtnantë, 16 gjeneralë majorë dhe 13 gjeneralë brigade. Ndërkohë, gjeneral Arif Cetin do të vazhdojë të jetë në krye të Komandës së Përgjithshme të Xhandarmërisë./Anadolu Agency (AA)/