Një tumor me madhësinë e një topi pingpongu është hequr nga truri i një fëmije 12-vjeçar në Policlinico di Bari. Operacioni delikat u krye duke mbajtur zgjuar pacientin e vogël, i cili në sallën e operacionit iu përgjigj pyetjeve të neuropsikologut gjatë operimit. Masa e tumorit ishte e vendosur në zonat e trurit që kontrollojnë prodhimin dhe të kuptuarit e gjuhës.
Operacioni i parë kur një pacient qëndron zgjuar
Procedura delikate kur pacienti qëndron zgjuar, ndërhyrja neurokirurgjike e kryer me anestezi lokale e cila kërkon që i sëmuri të qëndrojë vigjilent dhe bashkëpunues, u krye për herë të parë tek një fëmijë në Poliklinikën e Barit nga ekipi i profesor Francesco Signorelli, drejtor i neurokirurgjisë universitare.
Propozimi për të kryer operacionin zgjuar u diskutua fillimisht nga ekipi multidisiplinar i Neuro-Onkologjisë Pediatrike, i koordinuar nga Dr. Teresa Perillo, me djalin dhe familjen e tij. Ndërhyrja zgjati rreth pesë orë, operacioni rezultoi i suksesshëm, u bë heqja e plotë e tumorit dhe pacienti shumë i ri është në gjendje të mirë shëndetësore.