Kompania që i paguan punëtorët të flenë

Stafi i punonjësve të grupit të sigurimit “Aetna” në SHBA, paguhet për të bërë një gjumë të mirë, në mënyrë të veçantë 300 dollarë në vit.

Kjo lidhet me shqetësimin e firmës amerikane në lidhje me ndikimin e mungesës së gjumit në performancën e punonjësve.

Punonjësit inkurajohen që të nënshkruajnë një skemë që i shpërblen ata nësë flenë të paktën shtatë orë në natë.

Stafit i duhet të regjistrojë orët e gjumit në mënyrë automatike, duke përdorur një monitor dore që lidhet me kompjuterët e kompanisë “Aetna”.

Kay Mooney, zëvendëspresident në “Aetna”, thotë se kjo skemë gjumi është “një nga shumë sjellje të shëndetshme që stafi duhet të ndjekë”.

Por surpriza nuk mbaron me kaq pasi punonjësit mund të marrin fonde shtesë në qoftë se ata bëjnë stërvitje.