Në pikëpagesat rrugore të RMV-së, qarkullojnë monedha false prej një dhe dy euro, kryesisht i lënë shtetasit e huaj


Gjegjësisht, pasi banka kompetente i zbulon monedhat e falsifikuara, ato dërgohen në Bankën Popullore dhe në fund u hiqet nga paga punonjësve për një shkelje të tillë.

Një problem i tillë nuk është aktual vetëm këtu, por edhe në të gjithë Evropën.

Operacione të mëdha policore u nisën këtë verë në vende si Italia dhe Irlanda për të zbuluar se kush i prodhon këto monedha.

Në një aksion të përbashkët të policisë bullgare dhe greke, të mbështetur nga Europol, një grup i organizuar kriminal u shkatërrua disa vite më parë dhe u zbulua një vendprodhim pranë Selanikut.

Më pas policia sekuestroi makineri të ndryshme, mjete dhe pajisje të ngjashme.

Këto monedha këtu në kabinat e pagesës vijnë kryesisht nga automjete të huaja.

Nga pikëpagesat rrugore të Maqedonisë thanë se për gjashtë muajt e parë të vitit kanë pranuar 259 monedha të dyshimta me prerje 1 euro dhe 11.579 monedha me vlerë 2 euro.

Bankat nuk kanë pajisje adekuate për të zbuluar monedhat e falsifikuara, siç ka për kartëmonedhat.

Një nga metodat e mundshme të zbulimit është magnetizimi i monedhave, por së fundmi falsifikuesit e kanë zgjidhur edhe atë “problem”.