Moti për ditën e sotme do të jetë i ndryshueshëm dhe vranët, në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Proceset lokale do të jenë në formë stuhie me rreshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër. UV=7
Temperaturat e mëngjesit do të lëvizin nga 10 deri në 19 gradë, ndërsa gjatë ditës, temperaturat do të lëvizin nga 20 deri në 31 gradë celcius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira të pjesshme, pasdite jostabile me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë.
Temperatura e paradites do të arrijë në 17 gradë, ndërsa ato të pasdites do të arrijë në 26 gradë celcius.
Deri të dielën nën ndikimin e aktivitetit ciklonik do të mbajë mot i ndryshueshëm me vranësira, në shumë vende jostabile me rreshje të rrëmbyeshme, bubullima dhe erë të fortë. Lokalisht do të ketë stuhi me rreshje të dendura shiu, erëra të forta, shkarkime elektrike dhe breshër. Gjatë kësaj periudhe do të ketë rreshje shiu vende-vende mbi 30 l/m2. Temperaturat do të jenë nën mesataren për këtë periudhë të vitit. Nga e hëna moti do të stabilizohet gradualisht me rritje të shpejtë të temperaturave.