Forumi i Gruas i Bashkimit Demokratik për Integrim, dega Tetovë, sot me gratë e qytetit të Tetovës ka promovuar kandidatet femra që janë pjesë e listët së këshilltarëve në këshillin komunal të Tetovës në zgjedhjet e 20 gushtit. Kryetari i degës, njëherazi edhe bartësi i listës, Faton Ahmeti, në këtë takim me kandidatet për këshilltare tha se BDI-ja çdo herë ka promovuar gratë në politikë dhe këtë gjë e ka dëshmuar edhe në kaluarën.