Drejtori i Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Arian Asllanaj, sot gjatë pritjes në takim të kryetarit të Alternativës, Afrim Gashi dhe Sekretarit Organizativ, Bashkim Murtezi, ka premtuar se Rajonin e Likovës do ta fus në guidat turistike.
“Pata kënaqësinë që sot të pres në takim kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi së bashku me Sekretarin Organizativ, Bashkim Murtezi. I njoftova për aktivitetet e deritanishme të Drejtorisë për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore si dhe rëndësisë që ka ky institucion”, deklaroi Asllanaj pas takimit.
Është diskutuar edhe për mundësinë e angazhimit dhe hulumtimeve arkeologjike në Maqedoninë Veri- Perëndimore.
“Poashtu i shqyrtuam edhe mundësitë e futjes në guidat turistike të lokaliteteve arkeologjike nga treva e Likovës e më gjërë. Udakorduam që në të ardhmen e afërt të bëjmë më shumë në këto tema”, theksoi Asllanaj duke shtuar se këto takime do të vazhdojnë edhe në të ardhmen me plane dhe veprime konkrete.