“Çmendet” i riu, gjuan breshëri plu*mbash në drejtim të djalit të hallës


Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e sotme rreth orës 07:50 në Prishtinë, ku një i ri ka qëlluar me ar*më drejt djalit të hallës së tij. Ka qenë nëna e djalit ajo që e ka bërë denoncimin në Polici ku ka treguar se i biri posedon një ar*më dhe se ka qëlluar mbi kushëririn e tij i cili fatmirësisht nuk është prekur nga pl*umbat.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar 13 fishekë, një gëzhojë dhe një mulli për bluarje të nar*kotikëve, shkruajnë mediat në Kosovë. Policia njofton se po punohet për kapjen e autorit./Express