Publikohet video-incizimi i djegies së qendrës kulturore “Ivan Mihajllov” në Manastir


Në rrjetet sociale është publikuar një video më e gjatë nga kamerat e sigurisë pranë qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir, e cila tregon të gjithë incidentin e djegies së qendrës. Në video shihet se si Lambe Alabakovski, i cili e ka pranuar fajin, e djeg klubin bullgar “Ivan Mihajllo” në Manastir.

Ngjarja në të cilën është djegur hyrja e qendrës kulturore “Ivan Mihailov” në Manastir ka ndodhur më 4 qershor të këtij viti. Tri ditë më vonë, më 7 qershor, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se autori i krimit ishte arrestuar dhe se ai e kishte pranuar fajësinë, pas së cilës u mësua se autori i krimit ishte këngëtari i njohur maqedonas Lambe Alabakovski.