Labinot Tahiri: “Po të mos ishin ushtarët e Kosovës, sot të gjithë artistët do të këndonim serbisht në mbrëmjet e serbëve”


Pas lajmit se këngëtari nga Ferzaji, Labinot Tahiri i ka dhuruar 1000 euro ish luftëtarit të lirisë Besnik Kuqin, ai ka bërë një reagim tjeter ndaj kësaj. Ai përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka thënë se, persona të tillë si Besniku duhet të ndihmohen me patjetër sepse ato të holla që i dha për të nuk janë asgjë në krahasim me atë që kanë bërë ushtarët e Kosovës.

Labinot Tahiri tha se që nga qeveria e parë e pasluftës, këta persona është dashur t’a kenë rregulloren e kryer me një penzion hakikat që mos të kenë nevojë as për Labin e as për nanën e Lubës. Tahiri u bënë thirrje të gjithë artistëve shqiptar që t’i ndihmojnë ish luftëtarët e Kosovës, pasi që sipas tij, po të mos ishin ata sot të gjithë do të këndonin serbisht në mbrëmjet e serbëve.
Postimi i plotë i Labinot Tahirit: