Moti sot do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verilindor. Pasdite dhe sonte do të ketë kushte për paqëndrueshmëri lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe vetëtima të rralla.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 12 deri në 21 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 30 deri në 37 gradë Celsius. Indeksi UV do ta ketë vlerën 8. Në Shkup do të mbaj mot me diel me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryejë, erë përkohësisht e përforcuar nga drejtimi verilindor. Pasdite në disa pjesë të fushëgropës do të ketë kushte për shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe vetëtima të rralla. Temperatura minimale do të ulet deri në 18 ndërsa ajo maksimale do të arrijë 34 gradë Celisus.
Sipas parashikimit të DPHM, ditëve në vijim në orët e paradites moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare ndërsa pasdite dhe në mbrëmje do të ketë zhvillim të paqëndrueshmërisë lokale të shoqëruar me shi të rrëmbyeshëm, vetëtima dhe erë të përforcuar.