Kandidatët për këshilltarë nga lista Bashkë për Tetovën të BDI, kanë realizuar aktivitet të drejtpëdrejtë me qytetarët duke ecur në banjën e Tetovës


Sot kandidatët për këshilltarë nga lista Bashkë për Tetovën të Bashkimit Demokratik për Integrim, kanë realizuar aktivitet të drejtpëdrejtë me qytetarët duke ecur në banjën e Tetovës si dhe në shumë rrugë brenda qytetit.

Gjatë aktivitetit u ndanë fletushka me zotimet programore të listës me numër 11, e më 20 gusht të këtij viti në zgjedhjet për këshillin komunal të Tetovë synon shumicën në këshillin komunal, me qëllim të përfaqësimit dhe balancimit të drejtë të pushtetit lokal në komunën e Tetovës.