Blerim Latifi në një postim në Facebook ka bërë një reagim ndaj shtypjes religjioze të grave. Ai ka shkruar një paramendim se si do të ishte fakti nëse babi i Dua Lipës do të kthehej në Kosovë pas luftës dhe se çfarë jete do të bënte kjo e fundit.
Latifi më tutje tha se sa talenti zhduket si pasojë e shtypjes së grave nga burra primitivë, në emër të normave mesjetare, të shpikura nga burra të tjerë primitivë për të përligjur pushtetin e tyre mbi gratë. Sipas tij, nëse një komb lejon që gjysma e popullatës së tij të shtypet nga gjysma tjetër, e privon veten nga gjysma e potencialit të tij zhvillimor.
Me këtë reagim ai i thotë stop shtypjes religjioze të grave. Ky vend nuk ka derdhur gjak që liria e tij të jetë veç liri e burrave, por edhe e grave. Parasegjithash e grave, ka shkruar Latifi në fund.
Reagimi i plotë i Latifit: