Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka reaguar pasi u shpall ditën e djeshme Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës. Ajo ka ndarë në Instagram foto nga moment i veçantë dhe ka falënderuar Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin. Por ajo çka ra në sy në postimin e këngëtares, ishte thirrja e saj ndaj ndërkombëtarëve për të rinjtë e Kosovës, të cilët sipas saj, meritojnë liberalizimin e vizave.
“Dje pasdite mu dha titullin Ambasadore Nderi e Kosovës nga zonja Presidentja jonë Vjosa Osmani. Është nder dhe privilegj të jem në gjendje të përfaqësoj vendin tim në të gjithë botën dhe të vazhdoj punën dhe përpjekjet e mia globalisht për të parë që ne të lëmë shenjën tonë dhe të bëjë një ndryshim. Rinia e Kosovës meriton të drejtën e liberalizimit të vizave, lirinë për të udhëtuar dhe për të ëndërruar me të mëdha. Faleminderit”, ka shkruar Lipa krahas fotove.
https://www.instagram.com/p/Cg6kCb-MC9i/?utm_source=ig_embed&ig_rid=6a9200aa-3b79-415d-b572-d510bdac0781