Të shpeshta janë rastet kur qytetarët godasin vetura ose gërvishin automjetet tjera pa qëllim, sidomos gjatë parkimit. Por në të shumtën e rasteve, ata mundohen ta fshehin duke ikur nga vendi i ngjarjes.
Një rast ndryshe i ka ndodhur fotografit të njohur Arben Llapshtica, i cili sot ka gjetur një letër në veturën e tij.
Në këtë letër qytetari që ia kishte gërvishur veturën, ia kishte lënë një letër pë t’i treguar se ia kishte dëmtu mbrapa, poashtu ky qytetar i mirë ka lënë edhe numrin e telefonit.
“Të kam demtu kerrin mbrapa, me merr në telefon për dëmin e shkaktuar”, ka shkruar ky qytetar në letrën që i ka lënë në veturë.