Shumë banorë të vendeve rurale kanë dëshirë që të shpërngulen në qytet dhe të bëjnë një jetë më të mirë, por edhe shkaku i punës në qytet. Ka raste të rralla kur qytetarët duan që të shpërngulen në fshat për të bërë një jetë të qetë larg zhurmave të qytetit.
Një rast si ky i fundit, ku dikush braktis qytetin për të jetuar në fshat ka ndodhur në Mengen. 21 vjeçarja nga ky vend ka vendosur që t’a lërë qytetin dhe të jetojë në fshat, shkruan Expuls.mk. E veçanta e kësaj është që ajo ëndërron jetën e fshatit dhe ka zgjedhur një jetë të tillë. Ajo tani jeton në fshat dhe merret me bagëti, i kullot ato dhe ju shërben kafshëve. Për më shumë mund t’a shikoni edhe videon më poshtë./EXPULS.MK/