Shefja e Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, Vilma Ruskoska, ju bëri thirrje institucioneve kompetente në shtet, megjithatë dhe të gjitha institucioneve ndërkombëtare dhe ambasadave, para së gjithash Ambasadës së SHBA-së dhe Zyrës së BE-së që, siç thotë, njëherë e përgjithmonë të verifikohen të gjitha faktet dhe të zbardhet se kush në këtë shtet lufton kundër krimit dhe kush e bën krimin.
Ruskovska, gjithashtu, kërkon edhe Prokurorja Evropiane, Laura Koveshi, nëse ka mundësi të vijë dhe t’i verifikojë të gjitha lëndët e PTHP PKOK, që kur ajo është në krye të prokurorisë, me fokus të veçantë në lëndët për Rashkovskin, Zeqirin dhe lëndën e fundit për Muharremin.
“Unë, si prokurore me më shumë se 34 vjet përvojë, gjatë së cilës kam qenë prokurore për krimin e organizuar që nga themelimi i Departamentit të krimit të organizuar të PPRM në vitin 2004, nuk do të lejoj që një person, sjellja e të cilit kontrollohet të më njollosë fytyrën e nderin të cilat për shumë vite i kam ndërtuar me mundim. Nderin, respektin i kam mësuar qysh në moshë të vogël nga prindërit e mi që të dy luftuan me fashistët për Maqedoninë e sotme të lirë dhe të pavarur, babai im nënkolonel i një divizioni në LNÇ, i varrosur nga një plumb bullgar dhe nëna ime partizane e cili ka qenë në një burg bullgar dhe ka luftuar edhe në frontin e Sremit…”, thotë Ruskovska në reagimin me shkrim në përgjigje të konferencës së djeshme të Muaremit.
Është neveritës, potencon Ruskovska, presioni mbi prokurorët e PTHP PKOK nga një person i emëruar nga Qeveria, si edhe ndërhyrja në një lëndë të PTHP PKOK, që ndalohet në mënyrë strikte në pajtim me Ligjin për Prokurorinë Publike.
“Nëse qeveria do që vendi të jetë një shtet real juridik dhe jo një shtet ligjor i shfaqur përmes PR-it përmes mediave, e vërteta duhet të dalë në shesh. Dua të pyes se si sulmohen prokurorët kryesorë, të cilët i kanë udhëhequr rastet kundër Katicës, Remenskit, Rashkovskit dhe Zeqirit, dhe në të njëjtën kohë udhëheqin disa parahetime për zyrtarët aktualë dhe ish-funksionarët e lartë të pushtetit”, thotë Ruskovska.
Sipas Ruskovskës, pikërisht për shkak të këtij sulmi dhe presioni ndaj prokurorëve të PTHP PKOK, institucionet ndërkombëtare, si dhe ambasadat e SHBA-së dhe BE-së, duhet të marrin masa serioze, sepse siç thotë ajo, kjo është më së paku që i ngjan një vendi anëtar të NATO-s dhe një vendi që i ka nisur negociatat për në BE ku sundimi i ligjit është imperativ.
“Maqedonia nuk është as diktaturë dhe as monarki. Në Maqedoni nuk guxon të qeverisë vullneti i disa funksionarëve aktual ose të mëparshëm qeveritar që prokurorët t’i mbyllin sytë para cilitdo krim, sikur edhe të jetë personi nga qarqet më të larta të Qeverisë”, potencon Ruskovska.
Ruskovska, gjithashtu, paralajmëron se gjatë periudhës së ardhshme është e gatshme me opinionin t’i ndajë informacionet të cilat PTHP PKOK i ka dhe që do t’i sigurojë për një person për të cilin po bëhen kontrolle mbi veprimin e tij.
“Opinioni le të gjykojë pastaj, kush është kriminel dhe kush e lufton krimin… asnjëherë nuk janë dy të vërteta, është vetëm një…”, thotë Ruskovska.