Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se kërkesën e Luginës për bashkim me Kosovën do ta prezantojë edhe në Bruksel.
Sipas tij kërkesa e shqiptarëve të asaj pjesë do të instucionalizohet në rrafshin ndërkombëtar.
Ndërsa sa i përket ndarjes dhe shkëmbimit të territoreve sipas tij flet vetëm Beogradi dhe propaganduesit tjerë.
“Krejt çka të bëjë me ndarje, shkëmbim e autonomi nuk kanë te bëjnë me adresën time”, tha presidenti.
Ai tha se për t’u bashkuar me Luginën përkrah edhe ndryshimin e Kushtetutës nëse ka nevojë