Më datë 02.08.2022 në ora 21:45, në SPB Tetovë është raportuar se në rrugën lokale Belovishtë-Vratnicë, në Vratnicë të Tetovës, katerçikleta pa shenja regjistrimi e drejtuar nga personi N.S. (58) nga Vratnica ka dalë nga rruga.
Nga plagët e marra shoferi ka ndërruar jetë në vendin e ak.sidentit, ndërsa mjeku i Emergjencës Mjekësore ka konfirmuar vdekjen e tij. Prokurori publik dhe një ekip inspektues nga SPB Tetovë kanë kryer këqyrje të vendit. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.