Ju bëfsha….. mu në turizëm dhe perlën e Jugut tani, unë do të iki në Mal të Zi


Nga Mentor Kikia/ U desh edhe një viktimë tjetër ë? Duhej të ikte nga kjo botë edhe një fëmijë 5 apo 7 vjeç, që të kujtoheshit se skafet nuk duhet të “lahen” në të njëjtin vend me njerëzit? Kishte ardhur nga Britania e Madhe për pushime në mëmëdhe familja e saj.

Ku e keni kordonin e sigurisë? Ku i keni rojet bregdetare që ndalojnë horrat, edhe titullarë policie, me motorra uji e gomone të futen mes pushuesve?

E pushuat nga puna, apo jo? Sa rëndë e ndëshkuat! Mos duhej ta ngrinit në detyrë? Sa herë motorrat e ujit të gangove, që duan të shesin mend para femrave me bikini, futen mes pushuesve duke plagosur njerez dhe ju nuk i ndaloni? Videoja tregonte se fare pranë bregut e mes njerëzve qe laheshin, kishte disa motorra e skafe të tjerë të stacionuar.

Kur ne që “grindemi” shkruajmë për këto probleme, ju na akuzoni se po i bëjmë antireklamë turizmit tonë, apo jo?Bëjini shu***n turizmit dhe perlës së Jugut tani!

Merreni atë fëmijë të vr**ë dhe bëjini një statujë në mes të qytetit turistik! Unë për vete se shkel atë vend, edhe sikur dhuratë të mi bëjnë pushimet.

Shkoni në Mal të Zi(jo në Turqi, Kroaci apo Greqi) dhe shikoni nëse ia mban ndonjërit nga ky soji, me motorr uji apo me skaf, ti afrohet bregut. Shkoni mësoni, e pastaj dilni shisni mend për turisët që po vijnë tufa tufa.

P.S: Edhe një gjë të fundit. E shikoni atë tendë në foto? Është qendra ku jepen skafet dhe motorrat e ujit me qera.I shikoni ata bidona në tokë? Janë bidona me benzinë, një shkëndijë dhe gjysma e pushuesve aty mbaruan punë. Ku është koridori i sigurisë aty, si mund të jetë ai stacion mu në mes të pushuesve?