Su*lmohet një familje në Gazi Babë


Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njoftojnë se disa të mitur kanë su*lmuar një të mitur tjetër, ndërsa janë lën*duar edhe prindërit në përpjekje për të mbrojtur djalin e tyre.

“Me datë 01.08.2022 në ora 00:30 në Stacionin Pol*icor Gazi Babë, S.M. (35) nga Shkupi ka raportuar se me datë 31.07.2022 rreth orës 20:10 në zonën e Gazi Babës, pas një sul*mi fizik të mëparshëm nga dy të mitur në djalin e tij të mitur dhe gjatë tentativës për t’i ndarë, ai dhe bashkëshortja e tij R.M. janë sul*muar fizikisht nga E.M., A.L., A.L., B.A. dhe një person tjetër.

Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton SPB Shkup.