Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi sot bashkë me kryeministrin Kovaçevski dhe delegacionin qeveritar kanë pritur në vizitë kryeministrin spanjoll Pedro Sanchez Perez – Castejon. Kryeministri spanjoll përgëzoi Qeverinë dhe qytetarët e vendit për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian, arritje që ka pasur gjithmonë përkrahjen e madhe të Spanjës, shkruan kështu Grubi.
Me kryeministrin Kovaçevski mirëpritëm sot delegacionin e lartë shtetëror nga Mbretëria e Spanjës, të kryesuar nga kryeministri Pedro Sanchez Perez – Castejon. Kryeministri spanjoll përgëzoi Qeverinë dhe qytetarët e vendit për fillimin e negociatave me Bashkimin Europian, arritje që ka pasur gjithmonë përkrahjen e madhe të Spanjës. Mbesim të përqëndruar për të përforcuar bashkëpunimin bilateral politik dhe ekonomik, që është i një rëndësie të madhe në kohë të krizës globale energjetike dhe ekonomike.
Postimi i plotë i Grubit: