Përleshjet fizike në të cilat përfshihen të rinjtë janë të shpeshta në vendin tonë. Vazhdimisht raportohen raste në Polici, por edhe nga qytetarët për rrahje mes qytetarëve, të cilat në shumë raste kanë përfunduar tragjikisht. Kjo është shndërruar një dukuri shqetësuese duke u rrezikuar kështu siguria publike.
Sinjalizues të Gazetës Sinjali kanë dërguar një video të një përleshjeje që ka ndodhur ditë më parë në Deçan, ku disa të rinj janë rrahur mes vete.
Në pamjet e siguruara shihet se në rrahje janë përfshirë katër persona dhe përpos grushteve janë përdorur edhe mjete të forta, si shkop druri. Nuk dihet se kush janë personat e përfshirë në rast dhe se a është denoncuar në Polici.
VIDEO: https://sinjali.com/te-rinjte-ne-decan-rrihen-brutalisht-me-njeri-tjetrin-perpos-grushteve-perdorin-edhe-stupca/