Bekteshi: Përcaktimin që e kishim si Qeveri po realizohet, mbi 50 milionë euro janë dhënë për kompanitë vendore vetëm përmes miratimit të Ligjit për mbështetje financiare
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në një dalje për media, bëri të ditur se përcaktimi i Qeverisë po bëhet realitet, duke theksuar se për katër vite janë dhënë mbi 50 milionë euro vetëm përmes miratimit të Ligjit për mbështetje financiare për kompanitë vendore.
“Për katër vite janë dhënë mbi 50 milionë euro vetëm përmes miratimit të Ligjit për mbështetje financiare për kompanitë vendore. Paraprakisht nuk ka qenë as mbi 5 milionë euro. Duke pasur parasyshë që vetëm Fondi për Inovacion kishte buxhet vjetor nga 1 milion euro. Këtu nuk janë përfshirë kompanitë që janë financuar nga Fondi për Inovacion dhe Zhvillim Teknologjik. Flasim për mbi 600 kompani që 80% prej tyre janë me kapital vendor. Përcaktimin të cilën e kishim si Qeveri po realizohet, që do të thotë se kompanitë vendore do të trajtohen njëjtë si kompanitë e jashtme në Maqedoninë e Veriut. Çdo mbështetje që do të jepet për kompanitë kanë vlerë të shtuar edhe në rritjen e eksportit por edhe në hapjen e vendeve të reja të punës.
Mes tjerash, ministri Bekteshi shtoi se tashmë është në përfundim edhe miratimi i strategjisë së re (Strategjia për Specializim) e cila është në përputhje me kërkesat e Komisionit Evropian.
“Kjo strategji do të identifikojë sektorët kryesor në vendin tonë me çka kanë mundësi të kenë vlerë të shtuar dhe do të jenë më konkurrues jo vetëm në rajon por edhe në tregjet evropiane”, deklaroi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi.