Policia gjatë ditës së djeshme ka arr*estuar 31-vjeçarin D.M. nga Probishtipi. I njëjti dyshohet se ka mashtruar gratë derisa ishte në lidhje dashurie me ta, respektivisht ka kryer vjedhje dhe mashtrim ndaj tyre
“Ai dyshohet se në periudhën nga maji deri në korrik të këtij viti, pasi ka takuar dy gra nga Manastiri në rrjetin social Facebook dhe ka nisur lidhje dashurie me to, njërës prej tyre i ka kryer vjedhje, ndërsa tjetrën e ka mashtruar për shumë prej 6.500 euro dhe 72.000 denarë, e cila është raportuar më 27.07.2022”, njofton MPB.
Nga MPB bëjnë të ditur se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzim përkatës./tv21.tv/