Grubi fton të rinjtë të bëhen pjesë e “Peace Forum Dialogue”, Shkolla për liderë të rinj

Ministria për Sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive e udhëhequr nga Artan Grubi ka bërë thirrje publike për të rinjtë për të qenë pjesë e “Peace Forum Dialogue” – Shkolla për liderë të rinj, e cila organizohet në 21 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në 21 vjetorin e Marrëveshjes së Ohrit, kemi shpallur thirrje publike për Shkollën për liderë të rinj “Peace Forum Dialogue” që do të mbahet në Ohër nga data 10.08.2022 deri më 12.08.2022.

Një mundësi e shkëlqyeshme participimi që të përvetësoni njohuri të reja mbi menaxhimin e konflikteve dhe ndërtimin e paqës.