Ja sa nëna beqare ka në RMV, ata kanë së paku një fëmijë!


Në vend numërohen gjithsej 538 348 familje, nga të cilat 62 për qind jetojnë në zona urbane dhe 38 për qind në zona rurale.

Sipas përbërjes familjare, pjesa më e madhe – 43 për qind e tyre janë çifte të martuara me të paktën një fëmijë nën 25 vjeç që jeton me to, ndërsa 31 për qind janë çifte të martuara pa fëmijë, tregon grupi i katërt i të dhënave nga Regjistrimi i Popullsisë, Amvisërive dhe Banesave 2021, publikuar sot nga Enti Shtetëror i Statistikave.

Mbi 26 mijë familje ose 4.9 për qind e familjeve janë nëna beqare me të paktën një fëmijë nën moshën 25 vjeç dhe mbi nëntë mijë familje ose 1.7 për qind janë baballarë beqarë me të paktën një fëmijë nën moshën 25 vjeç.

Mbi dhjetë për qind ose rreth 58 mijë familje janë çifte të martuara me fëmijën më të vogël 25 vjeç ose më të madh që jetojnë me ta.