Bajram Begaj nxjerr dekretin e parë si President i Shqipërisë


Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar, këtë të martë, shkarkimin e Arben Ahmetajt nga posti i zëvendëskryeministrit dhe emërimin në këtë detyrë të Belinda Ballukut.

“Presidenti i Republikës, Sh.T.Z. Bajram Begaj, pas administrimit të propozimeve të kryeministrit dhe shqyrtimit të tyre, ka dekretuar shkarkimin e z. Arben Ahmetaj nga detyra si zëvendëskryeministër dhe ministër i Shtetit për Rindërtimin dhe Programin e Reformave.

Presidenti i Republikës, ka pranuar propozimin duke dekretuar emërimin e zonjës Majlinda Duka si ministër Shteti dhe Kryenegociatore, si dhe emërimin e zonjës Belinda Balluku edhe në detyrën e zëvendëskryeministres, përpos detyrës që mban të ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë”, njofton institucioni i presidentit.

Firmat e Kryeministrit mbajnë datën 24 korrik, ku sipas të gjitha gjasave, as vetë Arben Ahmetaj nuk dinte gjë. Në ceremoninë e betimit të Presidentit Bajram Begaj, Ahmetaj ishte ulur në karrigen e zëvendëskryeministrit në Parlament, ndërsa një ditë më pas, planet për të vijuar mandatin duket se u prishën. /A2CNN