Snopçe i ASH-së: “Për shqiptarët dënime drakonike, për maqedonasit dënime me kusht” (VIDEO)


7 persona që dhunuan policët dhe gjuajtën me gjësende të forta ndaj institucioneve në Shkup, gjatë protestave kundër propozimit francez u liruan me kusht pasi pranuan veprën. Ndërkohë protestuesit në rastin “Monstra” përveç burgut, morën edhe gjoba në para.

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Halil Snopçe, tha për gazetën Lajm, se këto standarde të dyfishta që zbatohen me dekada nga gjyqësori, nuk janë në dobi të vendit.