Lidhja Auto Moto e Maqedonisë (LAMM) njofton se në vendkalimin kufitar Tabanoc për hyrje në vendin tonë pritet rreth një orë, derisa në vendkalimin kufitar Bogorodicë për dalje nga vendi pritet rreth 30 minuta.
Ndërkohë në vendkalimet tjera kufitare nuk ka pritje më të gjatë për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM gjithashtu njofton se është rritur intensiteti i trafikut jashtë vendeve urbane dhe se komunikacioni në të gjitha rrugët po zhvillohet pa pengesa dhe nëpër rrugë të thata.