Zjarr në deponinë e Dibrës, tymi ngufatë qytetarët!

Shqetësimet janë shumë të mëdha, thotë drejtori i ndërmarrjes komunale Burim Kaba. Ne si ndërmarrje menaxhojmë këtë deponi dhe në kontinuitet ndjekim aktiviteter në deponi. Por siç thotë ai, gjatë orës së natës paraqiten shpesh herë zjarre në disa pjesë të deponisë nga të cilën pastaj zjarri përhapet edhe në pjesë të tjera. Kështu ka ndodhur edhe këto ditë.

“Kemi ndërmarr të gjithë aktivitetet për shuarjen e zjarrit. Kemi informuar pushtetin vendor dhe të gjithë institucionet kompetente. Presim që të dalin argumente rreth faktorëve që kanë ndikuar në vënien e zjarreve në deponi”, thotë drejtori Kaba.

Sipas tij pothuajse pa ndërprerë kaekipe të cilët merren me shuarjen e zjarreve por qëndron edhe fakti se për shkak të zjarreve era e rëndë depërton edhe në vendbanimet rurale por edhe në qytet.

Është një deponi e cila edhe pse mirëmbahet kohëve të fundit meqë është rrethuar me mure dhe ka një vëzhgim me videokamera shpesh herë shkakton probleme në mjedisin jetësor.

Deponia mirëmbahet sipas mundësive por qëndron fakti se edhe rrethina e deponisë ka probleme ekologjike për tokat pjellore që gjenden në afërsi të saj. Komuna Dibër dhe ndërmarrja komunale viteve të fundit në kontinuitet kanë patur aktivitete për rregullimin e deponisë dhe mirëmbajtjen e saj. Por duhet të theksojmë faktin se persona të ndryshëm nga Dibra por edhe nga vendbanimet rurale të Shqipërisë shpesh herë mund të shihen brenda deponisë ku shfrytëzojnë pajisje të ndryshme dhe nëpërmjet tyre tentojnë të përfitojnë materialisht.

Digjen kabllot të ndryshme të hidhura dhe normalisht për shkak të zjarreve mund të shkaktohen dëmet të cilat pastaj i përjetojnë qytetarët. Por, duke marrë parasysh se këtë vit por edhe vitin e kaluar, zjarret shkaktoheshin edhe në prag të festave fetare, shtetërore, dhe me të drejt autoritetet lokale thonë se zjarret mund të jenë edhe të qëllimta. Në bisedën që patëm me mjekët amë në Dibër jo vetëm për zjarrin e fundit që vazhdon të jetë prezent por edhe për zjarret në të kaluar thonë se shkaktojnë dëmet të mëdha në shëndetin e dibranëve. (koha.mk)