Sot (22.07.2022) zyrtarë policorë nga Stacioni Policor Qendër në SPB Shkup kanë ndaluar S.A.(48) nga Shkupi, duke vepruar sipas ankesave të qytetarëve të pranuara në ora 07:25 dhe 07:40, sipas të cilëve në një garazh shumëkatësh në afërsi të një qendra tregtare në zonën e Qendrës, u janë dëmtuar automjetet.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë zyrtarët policorë dhe pas masave të marra është konstatuar se janë dëmtuar 18 vetura të pasagjerëve, të cilat kanë qenë të parkuara në garazhin shumëkatësh, thuhet nga zëdhënësja e MPB-së, Susana Pranjic Talevska. . Nga grupi inspektues është kryer kontroll dhe pas masave shtesë është konstatuar autori që ka shkaktuar dëmin, i cili është ndaluar në komisariat dhe me të është zhvilluar intervista zyrtare. Për rastin është njoftuar Prokurori Publik, sipas udhëzimeve të së cilës krimi klasifikohet në nenin 243 të K.Penal dhe po ndiqet me padi private dhe MPB do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për dokumentimin e rastit