Nëpër rrugët shtetërore të Maqedonisë, në zonat dhe banuara dhe të pabanuara, është rritur dukshëm fluksi i trafikur dhe lëvizjes. Në vendkalimin kufitar Tabanovcë mëngjesin e sotëm për hyrje në vend pritet rreth një orë, ndërsa në vendkalimin kufitar Bogorodicë rreth 30 deri në 40 minuta, njofton Sindikata e Automjeteve të Maqedonisë.
Në vendkalimet tjera kufitare nuk ka më ndalime nga pala maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi. Autoritetet bëjnë thirrje që shoferët të respektojnë shenjat e komunikacionit si dhe të përshtasin shpejtësinë e lëvizjes me kushtet e rrugës.