Një burrë shihej dje në një video virale në internet që përballonte valën e të nxehtit në Britani me një koktej dhe banjë në koshin e mbeturinave që kishte mbushur me ujë duke e kthyer në një pishinë personale. Por duket se ai humbi qetësinë kur një kalimtar nisi ta filmonte dhe u rrëzua duke derdhur ujin në lëndinë. Pamjet e shpërndara në rrjetin TikTok nga Hamad Khan, nga Scunthorpe, tregojnë burrin e relaksuar që freskohet në kopshtin para shtëpisë së tij.
Me syze dielli dhe një koktejl në dorë burri i zhveshur qëndron në ujin e koshit të tij, deri sa kalimtari nis të komunikojë me të. Hamad e pyeti burrin nëse po e shijonte motin dhe kjo duket se e gjeti atë të papërgatitur.
Ai u përgjigj: “Po sigurisht që po e shijoj, mos nuk më lejohet gjë?”.
Hamad u përgjigj: “Sigurisht që po, por je në një kosh mbeturinash”.
Situata përshkallëzohet disi dhe burri në koshin me ujë thotë se nëse Hamad “dëshiron sherr” për këtë, atë herë mund ta ketë. Burri i thotë regjistruesit: “Dëgjo këtu kokë-gdhë, nëse dua të bëj banjë në koshin tim të mbeturinave në ditën më të nxehtë në Angli, atëherë kam çdo të drejtë për ta bërë”.
Hamad përgjigjet i zbavitur: “Nuk po përpiqem të të ndaloj të bësh banjën tënde, vetëm vura re që një adhurues i diellit qëndron ulur në një kosh”. Burri në kosh reagoi duke u ngritur në këmbë: “Nëse vazhdon kështu do të fus hundën tënde në fyt”.
Teksa biseda mes Hamad dhe burrit vazhdon ky i fundit thotë se do t’i pëlqente të përleshej me Hamad, ndërsa teksa tentonte të dilte nga koshi u përmbys duke përmbytur të gjithë lëndinën me ujë. Pamjet zbavitëse janë parë më shumë se 200 000 herë në TikTok, ku reagimet me të qeshura nuk kanë të sosur. Një përdorues pyeste me të drejtë: “Nuk e kuptoj përse e provokoi burrin që vetëm po shikonte punën e tij në banjën e koshit”. Një tjetër tha: “40 gradë dhe stresi bëjnë njerëzit të humbasin normalitetin”.