Tani fillon rruga drejt shtëpisë së përbashkët evropiane, rrugë deri te e cila si Itali jemi të gatshëm të bashkëpunojmë edhe në nivel bilateral, përmes iniciativave si kjo, të cilat do ta lehtësojnë njohjen me sistemin tonë shoqëror-politik, si dhe nga ana tjetër, kuptim më të thellë të shoqërisë maqedonase, të identitetit të saj thellë të rrënjosur dhe të veçantisë së saj, duke përfshirë edhe atë historike dhe gjuhësore, deklaroi ambasadori italian në vend, Andrea Silvestri.
Këtë, Silvestri e deklaroi në nënshkrimin e sotëm të Marrëveshjes për bashkëpunim dhe këmbim të informatave mes Agjencisë Informative Mediatike – MIA dhe agjencisë italiane ANSA. Nënshkrim në marrëveshjen vendosën drjetorët e MIA-s dhe ANSA-s, Dragan Antonovski dhe Stefano Piero Karlo De Alesandri në prani të ambasadorëve të dy vendeve, Vesel Memedi dhe Andrea Silvestri.
Ambasadori italian ka shprehur kënaqësi që nënshkrimi i kësaj marrëveshje po ndodh një ditë pas fillimit historik të negociatave për aderimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian, proces që, siç shtoi, çdoherë ka qenë fuqimisht i përkrahur nga Italia, pa kurrfarë dileme.
Sipas Silvestrit, të dy shtetet kanë nevojë për lajme të besueshme, lajme kredibile, siç janë ato që i sigurojnë ANSA dhe MIA. Marrëveshja mes MIA-s dhe ANSA-s parashikon dërgesë të ndërsjellë të lajmeve dhe serviseve, që paraqesin burime të informatave gazetareske.