Mahvash Leghaei, 24 vjeç, ndërroi jetë teksa plu*mbi i përshkoi kafkën dhe pla*gosi dy të ftuar të tjerë ndërsa doli nga ana tjetër. E reja po martohej në Firuzabad, Iran dhe ar*ma mendohet të jetë shkrepur nga kushëriri i dhëndrit.
36-vjeçari u largua nga vendngjarja duke marrë dhe pus*hkën me vete, por u arr*estua më vonë.
“Autoritetet zbuluan se dikush kishte qëlluar me një ar*më gjuetie siç është traditë e vendasve nomadë. Fatkeqësisht, për shkak të turmës dhe humbjes së kontrollit të ar*mës nga personi, ai qëlloi tre njerëz, duke pla*gosur dy dhe vr*arë nusen”, u shpreh një zëdhënës i pol*icisë.
Leghaei ishte një punonjëse sociale që ndihmonte të var*urit nga dro*ga. Ajo ra në koma dhe më pas ndërroi jetë në spital, ndërsa organet e saj u dhuruan siç ajo kishte dëshiruar.
Ende nuk dihen pasojat me të cilat do të përballet 36-vjeçari, por tradita e shkrepjes së një ar*m*e në një dasmë është e paligjshme në Iran.