3 të vrarë nga një sulm me armë në një qendër tregtare në SHBA


Një tjetër sulm me armë ndodhi në SHBA.

Një person i armatosur hapi zjarr në një qendër tregtarë jashtë Indianapolis, duke vrarë tre persona. Dy persona të tjerë u plagosën gjatë këtij sulmi, i cili ndodhi në orët e para të mbrëmjes së të dielës në Greenwood Park Mall.

Policia njoftoi se autori u vra nga një qytetar, i cili ishte i armatosur ligjërisht. Bëhet fjalë për një të ri 22-vjeçar, i cili ka mundur të ndalojë një masakër më të madhe. Sulmuesi ishte i vetëm dhe kishte një pushkë dhe disa karikatorë municionesh, sipas mediave.

Një seri sulmesh me armë kanë ndodhur që prej muajit Maj në qendra të ndryshme qytetesh në SHBA, që prej muajit Maj, duke ndezur kështu një debat të ashpër për armët atje.