Kryeministri bullgar në dorëheqje Kiril Petkov, ka deklaruar se Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar protokollin bilateral me të cilin janë pajtuar për hapat konkretë për zbatimin e Traktatit për miqësi, fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim.
“Ky është fundi i një procesi të vështirë, në të cilin qeveritë e të dyja vendeve punuan përkundër pengesave të panumërta të brendshme dhe të jashtme”, ka deklaruar Petkov. Ai shton se Bullgaria së bashku me vendet e tjera të BE-së do të vazhdojë të punojë me fqinjët e saj nga Shqipëria dhe Maqedonia për të realizuar së bashku ëndrrën për një të ardhme evropiane për rajonin e Ballkanit Perëndimor. Nënshkrimi i protokollit biletaral u bë sot në ora 11:00 në Sofje, nga dy ministrat e jashtëm, Bujar Osmani nga Maqedonia e Veriut dhe Teodora Gençovska nga Bullgaria.