Ish kryetari i këshillit të komunës së Tetovës Besar Durmishi ka prezantuar listën e re të kanidadatëve për këshilltarë të Lëvizjes Besa që do të garojnë me 20 Gush.
Besar Durmishi:
1 Besar Durmishi
2 Besa Kadriu
3 Uka Aliti
4 Naim Ismaili
5 Yllzana Zeqiri
6 Bekim Sadiki
7 Valon Zeqiri
8 Halime Rustemi
9 Arbër Ajdini
10 Mimoza Zulbeari
11 Mahije Sejfuli
12 Himo Maksuti
13 Argjend Veliu
14 Sulejman Fejzullahi
15 Merita Ajdini
16 Majlinda Qazimi
…
Të dashur tetovarë,
Të dashur bashkëqytetarë,
Kjo është gjashtëmbëdhjeta fitimtare. Gjashtëmbëdhjeta e re e shumicës së Këshillit Komunal në Tetovën tonë. Ajo e cila me përkrahjen tuaj, me votën e juaj do të jetë në dobi të qytetit, shërbëtorë të Tetovës të cilët nuk do të sabotojnë asnjë punë, do të kalojnë propozime e donacione në të mirë të vetë Tetovës, ndërsa do të jenë BARRIKADË e çdo plani dashakeq për qytetin tonë.
Përkrahja juaj do t’ju thotë STOP shantazheve, STOP kalkulimeve politike, korrupsionit që TETOVA të frymojë lirshëm.
Përkrahja juaj, do të na japë motiv e vullnet për t’a ndryshuar qytetin tonë. Do të rikonstruojmë çdo rrugë e rrugicë, do të ndërtojmë parqe ndërsa do të krijojmë gjelbërim. Ndriçimi publik nuk do të jetë më problem ashtu siç nuk do të jenë problem qentë endacak, gropat e menaxhimi me mbeturinat, sepse dhamë BESË dhe po JAPIM BESË për një TETOVË moderne dhe model të qeverisjes së mirë.
Ashtu siç e nisëm, duam edhe ta përfundojmë. ME ZEMËR, për TETOVËN tonë!