Miratimi i konkluziove të propozimit francez është përshëndetur nga liderët e BE-së dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe presidentit i Këshillit Evropian, Charles Michel e cilësuan votimin si moment historik për vendin.
“Urime Maqedonisë së Veriut për votimin që tani hap rrugën për hapjen e shpejtë të negociatave të anëtarësimit. Ishte një mundësi historike dhe ju e kapët atë. Një hap i madh në rrugën tuaj drejt të ardhmes evropiane”.
“Votimi i sotëm në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i shtron rrugën për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare gjatë javës së ardhshme”. Ndërsa eurokomisari për zgjerim, Oliver Varheji njoftoi se të martën do të ketë një takim në Burskel për organizimin e konferencës së parë ndërqeveritare.
“E përshëndes votimin pas diskutimit disa ditorë në Parlament me çka Qeverisë i jepet mandat të pastërt për nisjen e Konfercës së parë bazuar në propozimin francez. Gëzohemi për hapjen e bisedimeve qasëse. Të martën do të takohemi në Bruksel për konferencën e parë ndërqeveritare”, shkruan eurokomisrioneri Varheji.
“Përshëndes votën e Parlamentit të Maqedonisë që hap rrugën për konferencat e para të anëtarësimit të Bashkimit Evropian me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne ju duam si anëtarë të Bashkimit Evropian dhe do të jemi pranë jush gjatë gjithë rrugës”, u shpreh kancelari gjerman Olaf Scholz, ndërsa shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell tha se ky është një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”.
“Në Maqedoninë e Veriut, Parlamenti ka votuar. Në favor të hapjes së negociatave për anëtarësim, në favor të së ardhmes sonë të përbashkët evropiane. Një hap vendimtar në rrugën drejt BE-së për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në momentet kur ne duhet të qëndrojmë së bashku për të përballuar sfidat e përbashkëta”, tha shefi i poltikës së jashtme të BE-së, Josep Borell.
E sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, e përshëndeti vendimin e sotëm duke shtuar se vjen në një moment kritik për Ballkanin Perendimor.
“Ky vendim vjen në momente kritike për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropës. Bashkimi Evropian e cila e përfshin tërë Ballkanin Perëndimor, përfshirë edhe Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të jetë më e fuqishme dhe më me prosperitet. Tani është koha të ndërtohet puls dhe të punohet në hapat e radhës”, ka shkruar sekretari i shtetit Antony Blinken. /KlanMacedonia/