Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, sapo zhvilloi nje konferencë për media në lidhje me çështjen e Kosovës.
Në këtë konferencë, Vuçiç ka thënë se synimi i shtetit të Serbisë është që të fitojë diçka më shumë nga ajo që ka tani Serbia.
Më poshtë ju sjellim një pjesë të deklaratës së tij:
Çështja është se çfarë vendimi do të marrim për zgjidhin e çështjes a do të vazhdojmë me mbulimin sikurse tani dhe a mundet Serbia në të ardhmen të fitojë diçka më shumë se sa sot.
Si president i Serbisë edhe pse është e vështirë për njerëzit që bashkëpunojmë dhe për qytetarët e Serbisë dhe ky vendim nuk është i mirë zgjidhja e problemit është i domosdoshëm dhe sa më parë.
Na nevojitet paqe dhe jetëgjatësi mes neve dhe shqiptarëve pra është e domosdoshme paqja mes serbëve dhe shqiptarëve.
Na nevojitet një zgjidhje që siguron paqe për popullin tonë kurse ata të sigurojnë për popullin vet.
Për neve është e rëndësishme që të sigurojmë një stabilitet afatgjatë për popullin tonë.
Në qoftë se nuk e zgjidhim çështjen e Kosovës do të kemi për 1 milion njerëz më pak në Serbi.