Gjermania: Kemi 13 mijë vende pune, kërkojmë punëtorë nga Maqedonia, Shqipëria dhe Kosova

Ministri Federal i Shëndetësisë në Berlin, Jens Spahn (CDU) është shprehur për “Süddeutsche Zeitung” se vendet e punës nuk mungojnë për Gjermania ka nevojë për forcë punëtore.

Ai njoftoi hapjen e 13 mijë vendeve të lira të punës përmes kabinetit të tij dhe tha se asnjë azil i të moshuarve në Gjermani nuk mund të funksionojë më pa ndihmën e fuqisë punëtore të huaj.

Mijëra punëtorë nga Shqipëria dhe Kosova janë futur në skemën e shtetit të Gjermanisë për t’u punësuar në disa spitaleve dhe shtëpitë e të moshuarve.

Berlini zyrtar ka njoftuar se kjo iniciative për vende të lira pune është bërë me arsyetimin se mungon fuqia punëtore që përkujdesen për të moshuarit. Sipas tyre, ky problem nuk mund të zgjidhet thjesht vetëm me para.