Modelja kosovare Arta Nitaj po përballet me disa akuza të rënda, të ngritura ndaj saj nga një YouTube-r i njohur britanik.
Teddy Grey, i cili komenton shpesh në kanalin e tij projekte muzikore të artistëve shqiptarë, ka publikuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram disa statuse, mesazhe ku e akuzon Nitajn se i ka marrë para në këmbim të një nate me të.
Grey pretendon ka postuar fillimisht një bisedë private që është zhvilluar sipas tij nga Instagrami i Arta Nitajt. Në mesazhet që Teddy ka publikuar në profilin e tij shihet që modelja po diskuton me një person të paidentifikuar, i cili pretendon se ajo i ka marrë 5 mijë euro për një natë.
Ai e kërcënon se nëse nuk shkon te ai do i publikojë foton. Ndërkohë, modelja ia kthen me kërcënim duke i thënë: “Provoje dhe e shikon çfarë të gjen”, duke i kërkuar që ta fshijë foton.
Mesazhet e publikuara nga Teddy Grey:
-Unë e dua edhe një natë me ty ose të postoj foton. 5000 euro më ke marrë atë natë dhe pastaj më ke bërë pas 1 turri s’mundem më. Kur të vish në Kosovë të pres. Ose e din çfarë bëhet. Ja numri im mos e bëj këtë punë më të madhe.
-Provoje dhe e shikon çfarë të gjen dhe mos më besdis më. Fshije atë foto se pasha Zotin shumë keq të gjen, e shikon s atë vij në Kosovë.
Krahas fotos së mesazheve, që sipas tij janë shkëmbyer nga Instagrami i Arta Nitajt, ai shkruan: “Kjo vajzë e shet veten për 5000 euro. Njerëz nuk ka mundësi që p**** i saj të vlejë sa gjysma e një Audi!”
Britaniku më tej publikon një foto nudo të modeles krahas së cilës shkruan: “Djali (në fjalë) thotë që v*gina e saj dukej si lazanja e shtypur… S’ia ka vlejtur kurrë 5000 euro!”
Postimet e YouTuberit britantik nuk mbarojnë me kaq, pasi ai ka ndarë gjithashtu një fragment të shkurtër të një bisede të zhvilluar me Arta Nitajn.
Ndërkohë modelja nuk ka bërë asnjë reagim publik në lidhje me vërtetësinë e fotove apo bisedave që vlogeri britanik ka publikuar.