Detajet tronditëse: Ja si u vetëvra gruaja e policit në Durrës

Kanë dale detaje të reja në lidhje me vdekjen e 47-vjeçares Merita Hajdari, gruaja e policit Sherif Hajdari, e cila dyshohet se është vetëvrarë me një plumb në kokë dje në Durrës.

Sipas burimeve të Fax News nga policia thuhet se gruaja e efektivit është vetëvrarë në sy të bashkëshortit dhe kunatës pas një konflikti verbal me të shoqin.

Ngjarja ka ndodhur në oborrin e familjes Hajdari, ku prezent kanë qenë çifti dhe kunata e viktimës.

47-vjeçarja është vetëvrarë me armën e efektivit.

Sherri ka nisur në ambientet e brendshme dhe ka vijuar më pas në oborr ku Merita Hajdari i ka dhënë fund jetës me armën e të shoqit.

Viktima ka marrë plumbin në kokë, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Nga dëshmitë e dhëna për grupin hetimor, bashkëshorti dhe djali i viktimës janë shprehur se 47-vjeçarja është vetvararë, por pa sqaruar arsyet apo rrethanat.

“Dëgjuam të shtëna të armës dhe u futëm brenda, pamë të shtrirë në tokë dhe mbuluar me gjak Meritën. Kemi qenë në shtëpi, por jo në të njëjtën dhomë”, kanë dëshmuar familjarët e viktimës.