Publikohen numrat e të gjithë deputetëve nga LSDM, BDI dhe VMRO- Popullore


Një ditë para se propozimi francez t’u paraqitet deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, situata akoma po komentohet pro dhe kundër nga shumë faktorë politik të vendit dhe jo vetëm.

Një ditë para se propozimi francez t’u paraqitet deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë, situata akoma po komentohet pro dhe kundër nga shumë faktorë politik të vendit dhe jo vetëm.

E një veprim i cili deri më tani aludohet të jetë vepër e opozitës maqedonase, ka ndodhur sot në rrjetin social Twitter.

Në Twitter është shfaqur një fotografi me numrat e telefonit të të gjithë deputetëve të LSDM-së dhe koalicionit të tyre.

Diçitura sipër fotos është “Thuaju të mos e tradhtojnë popullin”.

Postimi në Twitter është pa emër, por lexohet si një profeci, “Thuaju atyre të mos tradhtojnë popullin”, duke sugjeruar që numrat e tyre duhet të thirren dhe të ushtrohet presion personal për të votuar kundër rezolutës, me të cilin i jepet mundësia qeverisë për të pranuar propozimin francez.

Nga Prokuroria e Shkupit thonë se janë duke i përcjellur informacionet dhe nëse konstatohen elemente të veprës penale do të ndërmerret veprime sipas kompetencave ligjore.

Ndonëse janë pjesë e koalicionit qeveritar, në listë nuk janë numrat e telefonit të deputetëve të LDP-së, DOM-it dhe DS-së, të cilët këto ditë publikisht shprehën mospajtim me pjesë të propozimit francez dhe dorëzuan propozim-konkluzionet për shqyrtimin e tij në Kuvend.