Bullgaria nga dita e hënë i kthen maskat mbrojtëse kundër Kovid-19


Nga dita e hënë, Bullgaria do të kthejë mbajtjen e maskave kundër Kovid-19, tha për BNR kryeinspektori shtetëror shëndetësor, Angel Kunçev. Sipas Kunçevit, Bullgaria po përballet me një valë të re të Kovid-19 dhe një variant që përhapet shume herë më shpejtë, gjërat ndryshojnë aq shpejtë dhe aq papritur sa duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Ai do të propozojë një plan të ri pandemik për autoritetet shëndetësore që të marrin masa sigurie. Në mesin e tyre janë mbajtja e maskave, kufizimi i tubimeve dhe grumbullimi i shumë njerëzve në një vend. Masat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga dita e hënë.

Ai ishte i vendosur se askush nuk do ta dështojë sezonin turistik apo ekonomik në këtë situatë të komplikuar, por megjithatë, kur të merren vendime, përfshirë edhe nga Fondi kombëtar shëndetësor të Bullgarisë, duhet të mendojmë për shëndetin e njerëzve, pastaj për kursimin e parave.