Goditet grupi i i shpërndarjes së drogave të forta në Elbasan. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Muzgu, ku janë arrestuar dy persona si dhe janë sekuestruar 505 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit “Heroinë”.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:
- • Arjan Cani, 49 vjeç , banues në Berat.
- • Arshim Pilinçi, 27 vjeç , banues në fshatin Podgorie, Korçë.
Në aksin rrugor Qafë Thanë-Elbasan, dy shtetasit e mësipërm po udhëtonin me automjetet e tyre, ku shtetasi Arshim Pilinçi kontrollonte rrugën .
Nga kontrolli i kryer nga shërbimet e policisë shtetasit Arjan Cani, iu gjet dhe u sekustrua ne cilësine e provës materiale:
– 505 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Heroinë”.
Gjithashtu u sekuestruan edhe dy aparate celular dhe dy automjete në pronësi të shtetasve të arrestuar.
Nga hetimet e kryera deri më tani, rezulton se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin po transportonin sasinë e lëndës narkotike për të shitur në doza të vogla në qytetin e Elbasanit.
Vazhdojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorve të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” e kryer në formën e bashkëpunimit, e parashikuar nga neni 283/2, i Kodit Penal.