Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë rekomanduar dozën e dytë përforcuese të vaksinave mRNA të COVID-19 për njerëzit midis 60 dhe 79 vjeç që janë më të rrezikuar, Vaksinat e miratuara aktualisht vazhdojnë të jenë shumë efektive në reduktimin e shtrimeve në spital, simptomave të rënda dhe viktimave. Në lidhje me dozën e dytë përforcuese në popullatën më të gjerë, ECDC dhe EMA vënë në dukje se aktualisht, nuk ka asnjë provë të qartë për të mbështetur dhënien e një doze të dytë përforcuese për njerëzit nën 60 vjeç, të cilët nuk janë të rrezikuar.
#BREAKING EU recommends second Covid booster jab for over-60s: health agencies pic.twitter.com/rYIxcZdog6
— AFP News Agency (@AFP) July 11, 2022
Megjithatë, ata që jetojnë në azile ka të ngjarë të jenë më të rrezikuar dhe duhet të marrin rekomandimet për një dozë të dytë.
ECDC dhe EMA u kanë kërkuar autoriteteve të shëndetit publik në të gjithë BE-në që të vaksinojnë me doza përforëcuese njerëzit në vjeshtë dhe dimër ndoshta duke kombinuar vaksinat për COVID-19 dhe ato të gripit.