Spasovski: “Protestat duhet të jenë paqësore”


Qytetarët kanë të drejtë të protestojnë dhe askush nuk mund ta pezullojë këtë të drejtë. Por, protestat duhet të jenë paqësore dhe demokratike, ka shkruar në profilin e tij në Facebook ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

“U bëj thirrje subjekteve politike, organizatorëve të protestave dhe qytetarëve që të tregojnë kapacitetet e tyre demokratike, për të ruajtur rendin, paqen dhe sigurinë. Dhuna ndaj atyre që ruajnë rendin, ndaj policisë maqedonase, ndaj institucioneve nuk do të kontribuojë për asgjë”, tha Spasovski.

Ai tha se ka njoftime për radikalizimin e protestave nga subjekte të caktuara politike, sa i përket sulmeve ndaj policëve dhe objekteve vitale të institucioneve.

Dje, theksoi ministri Spasovski, kemi pasur tentativë për eskalim, kemi katër policë të lënduar dhe vetëm kjo tregon se me dhunë nuk mund të arrihet asgjë, por duhet të diskutohet në institucionet e sistemit.