Abazoviç: “Vizita ime në Beograd, hap një kapitull të ri në raportet Serbi-Mal i Zi”

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç, ka thënë se vizita e tij në Beograd “kthen një fletë e re” në marrëdhëniet mes Serbisë dhe Malit të Zi dhe se është e panatyrshme që të ketë bllokada në komunikim.

Me këtë vizitë ka filluar një cikël i ri, që do të thotë se jemi të gatshëm t’u qasemi të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë jashtëzakonisht të përshtatshme dhe në të mirë të qytetarëve të të dy vendeve, tha Abazoviç në një konferencë të përbashkët për shtyp me kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq.

“Ne kemi hapur edhe disa tema që nuk janë ekonomike dhe falënderoj kryeministren Brnabiq për momentin kur disa gjëra duhet të kapërcehen për përfitim të dyanshëm”, tha Abazoviç. Ai theksoi se nuk ka asnjë çështje të rëndësishme në marrëdhëniet mes dy vendeve që është e pamundur të zgjidhet. Pas takimit me Bërnabiqin, Abazoviç ka nisur një takim me presidentin serb Aleksandar Vuçiq.